“Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty. JEREMIA 32:17
Në forcën tonë, ka gjëra që janë të pamundura për t’u përmbushur. Por me Perëndinë, në forcën e Tij, të gjitha gjërat janë të mundura. Nuk ka asgjë të vështirë për Perëndinë tonë!
Perëndia dëshiron që ju të besoni për gjëra të mëdha. Ai dëshiron që pritshmëria dhe planet tona në Të, të jetë kaq të mëdha sa të na lënë pafrymë. Ne mund të ëndërrojmë gjëra të mëdha kur jemi pranë Perëndisë, sepse nuk ka asgjë që Ai nuk mund ta bëjë. Jakobit 4:2 na thotë se nuk kemi për shkak se nuk kërkojmë. Ne mund ( dhe duhet) të jemi të guximshëm në të kërkuar.
Ju mund të mendoni, Mirë, unë nuk kam dhuntitë apo talentet për të bërë gjëra të mëdha në jetën time. E vërteta është që Perëndia nuk thërret të kualifikuarit; Ai kualifikon ata që Ai thërret. Nëse ju thjeshtë jeni të gatshëm, Perëndia do ta përdorë jetën tuaj në mënyra që nuk mund t’i imagjinoni.
Mos e kufizo Perëndinë në jetën tënde sot. Merr një hap të guximshëm besimi dhe beso se Ai mund të bëjë gjëra më të mëdha se sa ke menduar ndonjëherë. Plani i tij për jetën tënde është jashtëzakonisht më shumë se sa mund të kërkosh apo mendosh. Pra thjesht thuaj: “
Zot, jam e hapur ndaj çdo gjëje që ke për jetën time. Unë besoj që ti do të më japësh gjithçka që kam nevojë për të përmbushur planet e mëdha që Ti ke për mua. Në emrin e Jezusit”
Kur ndjeheni të paaftë ose të pakualifikuar, mbështetu tek Zoti dhe merr forcë prej Tij. Ai do t’ju japë çfarë keni nevojë për të përmbushur akoma më shumë se keni imagjinuar ndonjëherë.