Vetëm me Perëndinë

Vetëm me Perëndinë

Dhe si e nisi turmën, u ngjit vetëm mbi mal për t’u lutur. Dhe kur u ngrys ishte aty, i vetëm fare. (MATEU 14:23)

Të kalosh kohë vetëm me Perëndinë në një vend të qetë është jetike për mua dhe besoj që është jetike edhe për ju. Unë kam një zyrë në shtëpinë time ku unë shkoj çdo mëngjes për t’u takuar me Perëndinë përpara se të nis ditën time. Përveç kësaj, rreth katër herë në vit më pëlqen të largohem për pak ditë dhe të qëndroj vetëm. Unë kënaqem dhe kam nevojë të kaloj një kohë më të gjatë në qetësi dhe të përqendrohem tek Perëndia.

Shumë njerëz marrin pushime çdo vit dhe planifikojnë disa lloje zbavitjesh çdo javë. Ne duam të kënaqemi dhe të relaksohemi, dhe nuk ka asgjë të gabuar këtu. Ne kemi nevojë për këto në mënyrë që të jemi të ekuilibruar, të kemi jetë dhe emocione të shëndetshme. Por në fakt kemi edhe më shumë nevojë për pushimet frymërore dhe ato duhet të jenë gjëja e parë që ne vendosim çdo vit në kalendar ose në axhendën tonë javore.

Thjesht imagjinoni si do të nderohej Perëndia nëse ti rezervon kohën tënde me Të përpara çdo gjëje tjetër. Unë drejtoj konferenca në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre dhe jam gjithmonë e mahnitur nga numri i madh i njerëzve që udhëtojnë dhe marrin kohë nga pushimet e tyre vjetore për të marrë pjesë në këto konferenca. Unë gjithmonë i përgëzoj ata dhe e di që Perëndia është krenar për zgjedhjet e tyre. Ata do të rriten frymërisht sepse po sakrifikojnë diçka në mënyrë që të kalojnë kohë me Perëndinë.

Mos prit derisa një vështirësi apo një tragjedi të kërkojë që të kalosh kohë me Perëndinë në mënyrë që të gjesh përgjigjet për situatën tënde. Kërkoni Perëndinë së pari dhe atëherë do të jeni të fortë frymërisht dhe në gjendje për t’u përballur me çdo gjë që vjen. Nëse Jezusi kishte nevojë të ishte vetëm me Perëndinë At, atëherë sigurisht që edhe ne kemi nevojë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Organizoje në mënyrën e duhur kalendarin tënd pikërisht tani dhe programo një kohë të veçantë me Perëndinë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon