Vetëm Perëndia Jep Paqe

Vetëm Perëndia Jep Paqe

Zoti do t’i japë forcë [të palëkundur dhe të padepërtueshme] popullit të tij; Zoti do ta bekojë popullin e tij me paqe. (PSALMI 29:11)

Një nga mënyrat më të mrekullueshme se si Perëndia na flet dhe na drejton ne është përmes dëshmisë së brendshme. Me fjalë të tjera, ne e dimë në brendësinë tonë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Është një nivel më i thellë i njohjes se sa “njohuria që kemi në kokë.” Kjo lloj njohje është në frymë – ne thjesht kemi paqe ose nuk kemi paqe. Me anë të pranisë ose mungesës së paqes, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Një herë fola me një grua e cila duhet të merrte vendime serioze. Familja dhe miqtë e saj po i jepnin këshilla, por ajo kishte nevojë të dinte brenda saj çfarë ishte e drejtë sepse asaj do t’i duhej të jetonte me atë vendim. Ajo ishte përkushtuar në një bisnez të caktuar gjithë jetën e saj dhe ndihej që dëshirone të largohej dhe të qëndronte në shtëpi me fëmijët e saj. Sigurisht, kjo gjë do të sillte ndryshime drastike financiare dhe ndryshime personale tek ajo, gjëra që do të ndikonin në emocionalitetin e saj. Ajo duhet të dinte nga Perëndia, jo nga njërëzit e tjerë, se cili ishte vendimi i drejtë.

Ajo grua shkoi në një seminar me një të afërmen e saj. Gjatë asaj fundjave, ndërsa lavdëronte dhe adhuronte Perëndinë dhe dëgjoi folësit, njohuria dhe paqja erdhi në zemrën e saj, që ajo kishte të drejtë për mbylljen e biznesit. Ajo tha se menjëherë e dinte se çfarë ishte e drejtë. Ajo kishte marrë paqe për vendimin e saj.

Është e habitshme si njerëzit e mirëkuptueshëm mund të na thonë ne gjëra, por nuk ndikojnë tek ne. Por kur Perëndia na flet ne për një çështje, ka një ndikim të madh tek ne. Kërkoji Perëndisë dëshminë e brendshme që vetëm Ai mund ta japë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Vetëm Perëndia mund t’ju japë paqe.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon