Zgjidhni Të Këmbëngulni

Zgjidhni të Këmbëngulni

Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia. Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 2 Timoteut 1:6-7

Në ditët e vështira është ndihmuese të kujtojmë të këmbëngulim në mënyrë që të përmbushim thirrjen e Perëndisë në jetët tona. Në ato ditë kur ndiheni se po hiqni dorë, thjesht kujtoni që Perëndia ju ka dhënë juve fuqinë që të qëndroni fort!

Në vargun për sot ne mësojmë që Timoteu ishte një shërbëtor i ri i cili ndihej gati të hiqte dorë. Zjarri që dikur digjej përbrenda tij kishte filluar të shuhej. Kisha në ato ditë po përjetonte probleme të mëdha me persekutimin, dhe Timoteu kishte disa frikëra. Ndoshta ai ndihej i lodhur dhe se gjithçka po rrëzohej mbi të. Ai kishte arritur në një vend ku duhej të inkurajohej për të nxitur veten në besim.

Pali po i thoshte: “ Timote, ti mund të ndihesh gati për të hequr dorë, por unë po të kujtoj thirrjen që është në jetën tënde. Kujto fuqinë e Frymës së Shenjtë që ndryshoi jetën tënde. Ai të jep ty frymën e fuqisë, dashurisë, disiplinës dhe vetë kontrollit.” Pali e inkurajoi Timoteun të ishte i qëndrueshëm.

Nëse kemi stabilitet, ne bëjmë atë që është e drejtë edhe kur jemi në vështirësi dhe kur nuk ndihemi mirë. Inkurajohuni sot që ju mund të bëni çdo gjë që duhet të bëni. Në Krishtin, keni gjithçka që ju duhet!


Të heqësh dorë është vetëm një opsion për ata që planifikojnë të dështojnë në jetë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon