Zoti E Sheh Zemrën Tënde

Zoti E Sheh Zemrën Tënde

Por qoftë falënderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër formës së mësimit që iu është dhënë. (ROMAKËVE 6:17)

Kur pranojmë Krishtin si Shpëtimtar, Perëndia na jep një zemër të re e cila do që të bëjë gjënë e drejtë. Gjithsesi, duhet pak kohë që sjellja të bëhet si zemra jonë e re dhe kjo shpesh herë është shumë frustruese. Një pjesë e jona dëshiron të veprojë drejt, në të njëjtën kohë pjesa tjetër e jona lufton kundër. Kjo është lufta ndërmjet mishit dhe frymës që Pali e përshkruan te Galatasve 5:17.

Kur rilindemi, Perëndia na pajis në brendësi me gjithçka që kemi nevojë që të jetojmë në shenjtëri. Ne jemi bërë krijesa të reja në Krishtin; gjërat e vjetra kanë shkuar dhe gjithçka është bërë e re (shiko 2 Korintasve 5:17). Më pëlqen të them se jemi argjilë e re shpirtërore dhe e kalojmë jetën duke e lejuar Frymën e Shenjtë të na japë formën e imazhit të Krishtit (shiko Romakëve 8:29). Duhet ta falënderojmë Perëndinë që kemi një zemër të re, një zemër që dëshiron të bindet.

Festoje për progresin tënd dhe mos u dekurajo, sepse Perëndia e sheh zemrën tënde. Nëse heqim dorë nga e kaluara dhe vazhdojmë të ecim drejt bindjes së plotë, Perëndia do të kënaqet. Ne po mësojmë të ecim me Perëndinë dhe ecja është lloji më i ngadaltë i transportit. Ndoshta nuk gjendesh aty ku do doje të ishe, por lavdi Perëndisë ke një zemër të bindur.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fokusohu te Jezusi sot, jo te dështimet e tua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon