Ai Do T’ju Ndryshojë

Ai Do T’ju Ndryshojë

Atëherë Fryma e Zotit do të të ngarkojë të bësh profeci me ta, dhe do të shndërrohesh në një njeri tjetër. (1 Samueli 10:6)

Të jesh në gjendje të dëgjosh zërin e Perëndisë është një rezultat i rëndësishëm i njohjes së Tij dhe i mbushjes me Frymën e Tij, por nuk është prova e vetme e një jete të mbushur me Frymën. Një tjetër provë e thjeshtë por e fuqishme e fuqisë së Frymës së Shenjtë brenda një personi është një jetë e ndryshuar.

Në gjyqin e Jezusit, Pjetri e mohoi Atë tri herë sepse kishte frikë nga judenjtë (shih Lluka 22:56–62); por pasi u mbush me Frymën e Shenjtë në ditën e Rrëshajëve, ai nuk pati më frikë, por u ndal dhe predikoi një mesazh jashtëzakonisht të guximshëm. Rezultati i predikimit të Pjetrit ishte që tre mijë shpirtra iu shtuan Mbretërisë së Perëndisë atë ditë (shih Veprat e Apostujve 2:14–41). Plotësia e Frymës së Shenjtë e ndryshoi Pjetrin; e ktheu atë në një burrë tjetër – një njeri që ishte shumë i guximshëm, aspak i frikësuar.

Pjetri nuk ishte i vetmi që mbajti një qëndrim të guximshëm atë ditë. Të njëmbëdhjetë nga dishepujt e mbetur bënë të njëjtën gjë. Ata ishin të gjithë të fshehur pas dyerve të mbyllura nga frika e judenjve kur Jezusi erdhi tek ata pas ringjalljes së Tij (shih Gjoni 20:19–22). Papritur, pasi u mbushën me Frymën e Shenjtë, të gjithë u bënë të patrembur dhe trima.

Fuqia e Frymës së Shenjtë ka ndryshuar njerëz pafund përgjatë viteve. Ndryshoi Saulin, siç thuhet në vargun e sotëm. Ndryshoi Pjetrin dhe dishepujt e tjerë. Më ka ndryshuar mua dhe vazhdon të ndryshojë kërkuesit e zellshëm gjithmonë. A dëshiron të ndryshosh? Kërkoji Frymës së Shenjtë të të mbushë ty sot.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ju keni nevojë për Fuqinë e Frymës së Shenjtë në mënyrë që të ndryshoni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon