Dhuntitë e Shërimit

Dhuntitë e Shërimit

një tjetri, dhuntitë e shërimeve, në po atë Frymë; (1 KORINTASVE 12:9)

Dhuntitë e shërimeve veprojnë me dhuntinë e besimit. Megjithëse të gjithë besimtarët janë të inkurajuar të luten për të sëmurët dhe t’i shohin ata të shëruar ( shih Marku 16:17-18), Fryma e Shenjtë u shpërndan dhuntitë e jashtëzakonshme të shërimit disa njerëzve, ashtu siç u jep dhurata të tjera shpirtërore disa njerëzve të tjerë.

Në konferencat tona ne shpesh lutemi për njerëzit dhe shohim shumë shërime të mrekullueshme. Ne kemi marrë kaq shumë dëshmi dhe raporte që konfirmojnë shërimet fizike përgjatë viteve. Unë lutem me lutje besimi gjatë konferencave tona dhe në programet tona televizive dhe besoj se me anë të besimit Perëndia vepron.

Kur një person merr shërimin përmes një dhuntie frymërore, ai shërim mund të mos jetë i dukshëm menjëherë. Shërimi mund të jetë një proces që vepron ashtu si vepron mjekimi. Është e domosdoshme ta marrim atë me anë të besimit dhe të besojmë duke thënë: “fuqia shëruese e Perëndisë është duke vepruar në mua tani.”

Ne duhet t’i besojmë Perëndisë për shëndetin tonë. Unë falënderoj Perëndinë për doktorët dhe mjekësinë kur kam nevojë për to, por Jezusi është Shëruesi ynë ( shih Isaia 53:5)


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia është mjeku yt dhe Fjala e Tij është mjekimi. Kërkoi Atij të të shërojë ty në çdo mënyrë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon