Falja Është Thelbësore

Falja Është Thelbësore

Dhe kur qëndroni duke u lutur, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiej t’ju falë mëkatet tuaja. (Marku 11:25)

Nëse duam të dëgjojmë nga Perëndia, thjesht duhet ta pastrojmë zemrën kur i afrohemi Atij – dhe një mënyrë e sigurt për të dalë të pastër përpara Tij është të sigurohemi që i kemi falur të gjithë ata që na kanë lënduar apo ofenduar. Falja nuk është e thjeshtë, por është parakusht për një lutje të efektshme, ashtu siç lexojmë te vargu i sotëm.

Edhe pse dishepujt ishin familjar me mësimet e Jezusit rreth faljes, sërish ishte sfidë për ta. Një ditë Pjetri e pyeti, “Zot, sa herë të mëkatojë vëllai im kundër meje, edhe t’ia fal atij? Deri shtatë herë?” (Mateu 18:21). Jezusi në thelb tha: “Jo. Si thua ta falësh 70 herë 7?” Numri “shtatë” përfaqëson plotësi dhe perfeksion, ndaj ajo që Jezusi po thoshte në të vërtetë ishte: “Mos vendos limite te falja; thjesht fal.”

Kur falim i ngjajmë Krishtit; veprojmë si Perëndia – sepse Ai është një Perëndi falës. Falja është mishërimi i mëshirës; është dashuri në veprim – jo dashuri e bazuar veç në ndjenja, por dashuri e bazuar në vendime, një zgjedhje e qëllimshme për t’iu bindur Perëndisë. Në fakt, unë besoj se falja është forma më e lartë e dashurisë. Falja dhe dashuria ecin krahë për krahë dhe kur i shpreh këto e nderon dhe e përlëvdon Perëndinë, bie në ujdi me Të dhe kjo bën që t’i bindesh Fjalës së Tij – gjë që të ndihmon ta dëgjosh zërin e Tij.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Sigurohu të falësh shpejt, shpesh dhe plotësisht.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon