Ku Është Perëndia?

Ku Është Perëndia?

Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet [ duke e kërkuar Atë domosdoshmërisht dhe me të drejtë], e thirrni ndërsa është afër. (ISAIA 55:6)

Gjatë gjithë viteve të mia në shërbim, më kanë pyetur shpesh: “Pse nuk e ndiej praninë e Perëndisë?” Ndonjëherë, i kam bërë vetes të njëjtën pyetje.

Ne e dimë nga Shkrimi se Fryma e Shenjtë nuk ikën dhe nuk na lë sa herë që bëjmë diçka që nuk i pëlqen Atij (shih Hebrenjve 13:5). Në fakt, Ai është i përkushtuar të qëndrojë me ne dhe të na ndihmojë të zgjidhim problemet tona, jo të na lërë të braktisur në to pa asnjë ndihmë.

Jo, Fryma e Shenjtë nuk na lë kurrë, por Ai ndonjëherë “fshihet”. Më pëlqen të them se ndonjëherë Perëndia luan kukafshehti me fëmijët e Tij. Ndonjëherë Ai fshihet prej nesh derisa përfundimisht, kur na mungon mjaftueshëm, ne fillojmë ta kërkojmë Atë. Dhe kur ne e kërkojmë Atë, Ai premton se do ta gjejmë (shih 1 Kronikave 28:9; Jeremia 29:13).

Në Fjalën e Tij, Perëndia në mënyrë të përsëritur na thotë ta kërkojmë Atë – të kërkojmë fytyrën e Tij, vullnetin e Tij, qëllimin e Tij për jetët tona. Të kërkosh do të thotë të dëshirosh fort, të ndjekësh dhe të shkosh pas me gjithë fuqinë tënde. Na është thënë gjithashtu ta kërkojmë Atë herët dhe me zell. Nëse nuk e kërkojmë Perëndinë, do të jetojmë në zhgënjim. Të kërkojmë Perëndinë është diçka që Ai dëshiron që ne të bëjmë, është qendrore për ecjen tonë me Të dhe jetike për progresin tonë frymëror. Tregojini Perëndisë se sa i rëndësishëm është Ai për ju dhe që ju nuk mund të bëni dot asgjë pa Të.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ndero Perëndinë sot dhe çdo ditë duke i kërkuar Atij të lëvizë në çdo aspekt dhe detaj të jetës tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon