Merr Shembull Nga Lutja E Jezusit

Merr Shembull Nga Lutja E Jezusit

Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë. (LUKA 23:34)

Unë besoj se mënyra se si njerëzit luten dhe gjërat që thonë gjatë lutjes zbulojnë shumë rreth karakterit dhe pjekurisë së tyre shpirtërore. Ka qenë një kohë kur jeta ime e lutjes nuk tregonte shumë maturi shpirtërore. Edhe pse isha e rilindur, e mbushur me Frymën e Shenjtën dhe u mësoja të tjerëve Fjalën e Perëndisë, lutjet e mia ishin tepër mishore. Kur lutesha, bëja një listë kërkesash të cilave mendoja se Perëndia duhej t’u thoshte po që të isha e lumtur dhe të gjitha ato ishin gjëra fizike: “Zot, bëj që shërbesa ime të rritet. Na jep një makinë të re; bëj këtë; bëj atë. Ndryshoje Deivin. Bëj që fëmijët të sillen mire.” e kështu me radhë.

Në përgjigje të kësaj, Perëndia thjesht më thoshte, “Dua që t’i ekzaminosh lutjet e Jezusit dhe të Palit. Pastaj flasim për jetën tënde në lutje.” Sigurisht, ka shumë lutje në Bibël, sidomos te Psalmet, por Perëndia më tha të lutesha sipas lutjeve të Jezusit, që gjenden te Ungjijtë dhe sipas lutjeve të Palit që gjenden te Letrat.

Kur fillova të lutesha ashtu si Jezusi, kuptova se nuk ka mënyrë më të fuqishme për t’u lutur se sa të lutesh sipas Fjalës së Perëndisë, sepse ajo na tregon se çfarë është e rëndësishme për Perëndisë. Ai lutej ashtu siç lexojmë te vargu për sot dhe në vargje të tjera, duke përfshirë edhe lutjen “Shenjtëroji ata në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.” (Gjoni 17:17); lutjet e Tij për unitet mes njerëzve të Tij (shiko Gjoni 17:23); dhe lutjen e Tij për Pjetrin: “Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket.” (Luka 22:32).

Të inkurajoj të lexosh Ungjijtë dhe të shohësh se si Jezusi është lutur, dhe pastaj të lutesh po njësoj ashtu siç flet dhe dëgjon prej Perëndisë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lutu që Perëndia të ta zbulojë dashurinë që ka për ty dhe që të bëhesh i vetëdijshëm për të.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon