Perëndia Jep Autoritet

Perëndia Jep Autoritet

Çdo njeri le t’i nënshtrohet pushteteve të sipërme, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia. (ROMAKËVE 13:1)

Është e nevojshme që një qëndrim me nderim dhe bindje ndaj autoritetit të mbizotërojë në jetën tonë të përditshme – sepse Perëndia i vendos autoritet që ne të jemi të sigurt dhe të gëzuar. Ai vendos mbi ne autoritet shpirtëror dhe tokësor dhe është e rëndësishme t’u bindemi të dyve. Edhe tabelat e vendosura nga njerëzit në autoritet duhet të respektohen. Nëse është vendosur një tabelë “Nuk lejohet parkimi”, mos parko aty. Nëse e vetmja hapësirë parkimi është për njerëzit me aftësi të veçanta dhe ti nuk je një i tillë, mos parko aty edhe nëse do të të duhet të ecësh gjatë! Nëse ndizet një dritë e kuqe, “Mos Kalo”, atëherë mos kalo. Mos e kalo rrugën kur të duash, vetëm e vetëm se je me nxitim. Nëse je në një zonë “Ndalohet Hyrja” në autostradë, atëherë mos hyr.

Ti mund të jesh duke menduar, epo, këto gjëra nuk përbëjnë ndonjë ndryshim. Janë gjëra të vogla. Kam probleme më të mëdha që kërkojnë zgjidhje. Të gjithë do të kemi probleme të mëdha derisa të mësojmë se zgjedhjet tona të përditshme për të respektuar autoritetin, në dukje të vogla, kanë një ndikim të madh në jetën tonë.

Sjelljet e ngjashme me ato që kam përshkruar më sipër reflektojnë një qëndrim pa respekt ndaj autoritetit dhe kjo e pengon aftësinë tonë për të dëgjuar zërin e Perëndisë, sepse Perëndia vetë e vendos autoritetin në jetën tonë dhe dëshiron që ta respektojmë. Ne e nderojmë Atë kur nderojmë autoritetet rreth nesh.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kujdesu që t’i bindesh Perëndisë në gjërat e vogla dhe kjo do të sjellë një ndryshim të madh në jetën tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon