Dëgjoje Perëndinë Përmes Fjalës Së Tij

Dëgjoje Perëndinë Përmes Fjalës Së Tij

Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ti. (PSALMI 119:38)

Perëndia na flet përmes Fjalës së Tij dhe Fjala e Tij na është dhënë të na ndihmojë, drejtojë dhe inkurajojë në jetën tonë të përditshme. Ne mund ta dëgjojmë zërin e Tij në çdo situatë sepse mund të gjejmë vargje ose pasazhe biblike sipas të cilëve të lutemi në situata të ndryshme. Ka raste kur vargjet apo pasazhet na tregojnë një drejtim mrekullisht specifik dhe të detajuar. Në raste të tjera na nevojitet një copë urtësie ose një parim i përgjithshëm shpirtëror që ta aplikojmë në çështjen me të cilën po përballemi. Për shembull, të listuara më poshtë gjenden disa rrethana specifike të zakonshme dhe emocione me atë të të cilëve armiku na kërcënon dhe vargje korresponduese sipas të cilëve mund të lutemi në secilin rast:

Kur po kalon një periudhë të vështirë apo diçka që po të lodh, mund të lutesh sipas Isaia 40:29: “Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit”.
Kur je i shqetësuar për të ardhmen, mund të lutesh sipas Jeremias 31:17, që thotë, “Ka shpresa për pasardhësit e tu”.
Kur ke probleme financiare, mund të lutesh sipas Psalmit 34:9-10, që thotë, “Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij. Luanët e vegjël heqin keq dhe kanë uri, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë”.

Unë me të vërtetë besoj se Fjala e Perëndisë ka përgjigje për çdo pyetje që kemi dhe urtësi për të përmbushur çdo nevojë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Emocionet mund të të nxjerrin nga rruga, por Fjala e Perëndisë të çon në siguri.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon