Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe të bëheni dishepujt e mi. (Gjoni 15:8)
Në vargun e sotëm, Jezusi tha që Perëndia përlëvdohet kur ne japim fryt. Ai gjithashtu foli për frytin tek Mateu 12:33 kur Ai tha që pemët njihen nga frytet që japin dhe tek Mateu 7:15-16 Ai aplikoi të njëjtin parim për njerëzit. Këto vargje na tregojnë që si besimtarë ne duhet të shqetësohemi për llojin e frytit që japim. Ne dëshirojmë të japi frytin e mirë të Frymës së Shenjtë ( shih Galatasve 5:22-23), por si e bëjmë ne këtë?
Ne e dimë që Perëndia është një zjarr konsumues dhe që Jezusi u dërgua të na pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr. Derisa të lejojmë zjarrin e Perëndisë të djegë jetët tona, ne kurrë nuk do ta shfaqim frytin e Frymës së Shenjtë.
Të japësh fryt të mirë duket emocionuese derisa ne kuptojmë që të sjellësh fryt kërkon krasitje. Jezusi tha: “ Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt” (Gjoni 15:2). Ashtu si zjarri përshkruan punën që Fryma e Shenjtë bën në jetët tona, po ashtu edhe krasitja është e domosdoshme për rritjen. Gjërat e vdekura, gjërat që po shkojnë në drejtimin e gabuar duhet të priten që ne të rritemi si “ pemë drejtësie” dhe të sjellim shumë fryt për Perëndinë (Isaia 61:3)
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur Perëndia heq diçka nga jeta jote, Ai gjithmonë e bën këtë për të patur hapësirë për gjëra më të mira.